Kuvendi i Kosovës ka miratuar në leximin e dytë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky projektligj është miratuar me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, teksa janë votuar edhe 25 amendamente veç e veç të komisionit funksional. Partitë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë projektligj, ku kanë thënë se “ka hapësirë për arbitraritet” dhe se është “i imponuar dhe ndikuar edhe nga interesat tjera private personale partiake”, raporton KosovaPress.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila e arsyetoi këtë projektligj duke thënë se synon mbrojtjen e kategorive të lëndueshme në raport me ndryshimet e çmimeve.
Më pas i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila tha se projektligji është “farsë politike”.
“Ky projektligj ka të bëjë vetëm me rregullimin e çmimeve në rast të destabilizimit në treg. Dhe asnjëherë në situata që janë të paraqitura si situata të jashtëzakonshme, apo gjendje emergjente, por vetëm kur kemi destabilizim në treg. Është i krijuar një bord i pavarur, i përkohshëm, i cili do të punojë sipas Ligjit për Kompensime, dhe për më shumë ky projektligj është shumë afër në bashkëpunim me autoritetet që mund të paraqesin propozime për rregullimin e çmimeve, siç janë Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Autoriteti i Konkurrencës dhe institucione të tjera. Pra, është një bord i pavarur i cili është krijuar sipas rekomandimeve të gjykatës dhe për më shumë është një ligj që mbron qytetarin, mbron konsumatorin dhe po ashtu stabilizon tregun sidomos në rastet kur kemi destabilizim për shkak të manipulimeve në treg”, ka thënë ajo.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa deklaroi se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në votim për Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.Sipas tij, ky projektligj lë hapësirë për arbitraritet.
“Ligji për çmimet tavan i lë pavarësi bordit ashtu që nuk konsiderohet as edhe qëndrueshmëria ekonomike apo marzha pasi siç është parë nga opinonin i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pas siguri juridike për tregti të brendshme në fund fare për shkak se ky ligj i imponuar dhe ndikuar edhe nga interesat tjera private personale partiake dhe rrezikohet të jetë plotësisht i kapur dhe edhe i ndikuar nga partia në pushtet pa kontrollim efektiv në institucionet tjera shtetërore si i tillë ndikon edhe në mos furnizim dhe furnizim jo adekuat siç po ndodh në barna dhe ndikon në stabilitet ekonomik ne nuk e përkrahim ligjin për çmimet tavan”, tha ajo.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e mbështet këtë ligj i kemi dhënë arsyet. Është e rëndësishme me i cek edhe një herë shkurt. E para, në qoftë se me të vërtetë kjo qeveri kishte pasur vullnet për të intervenuar në treg në situata të jashtëzakonshme, kur është destabilizuar tregu, mënyra më e lehtë dhe më e mirë ka qenë me i marrë dy vendime, veprime të thjeshta që me ul akcizën, tjetra me ul TVSh-në, rrjedhimisht këto dy veprime të qeverisë zingjirore do të kishin ndikuar në uljen e çmimeve në një situatë kur tregu ka qenë i destabilizuar, i imponuar prej një krize globale dhe duke pasur parasysh që secili shtet në Evropë, shumica e shteteve, kanë marrë masa të cilat kanë qenë masa në një situatë të jashtëzakonshme në një treg të destabilizuar”, u shpreh ai.