Beyer: Politikanë të Kosovës lëreni pas jofunksionalitetin e shtetit, bashkëpunoni
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Beyer: Politikanë të Kosovës lëreni pas jofunksionalitetin e shtetit, bashkëpunoni
Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer u bëri thirrje liderëve dhe partive politike parlamentare në Kosovë që pas zgjedhjeve të djeshme ta lënë pas “jofunksionalitetin e shtetit”.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim dhe koordinim.
“Të nderuar qytetarë të Kosovës, ju falënderoj shumë sinqersiht që keni marrë përgjegjësinë duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Kosovë. Dhe u bëj thirrje të gjithëve që kanë përgjegjësi në botën politike, politikanëve, partive politike, qeverisë, opozitës, që të jenë po aq të përgjegjshëm tani, pas zgjedhjeve, për ta lënë pas jofunksionalitetin e shtetit, të gjithë vendit”, tha ai.
Beyer përmendi se Kosova kishte tri palw zgjedhje brenda 16-17 muajve të fundit dhe shtoi se kjo duhet të jetë histori e së kaluarës.
“Prandaj u bëj thirrje të gjithë politikanëve që të bashkëpunojnë dhe të koordinohen shumë më mirë se në të kaluarën për ta bërë Kosovën, këtë vend të madh me perspektivë dhe një të ardhme të begatë brenda Bashkimit Evropian, për ta bërë plotësisht funksionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe gjithashtu të Presidentit të shtetit”, tha ai, duke shtuar se ka shumë besim se kjo do të realizohet.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.