Miratohet në parim ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Miratohet në parim ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Foto 2 MD
14/04/2026 - 12:42
Linku u kopjua

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka miratuar në lexim të parë Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas njoftimit, ky vendim i hap rrugë procedimit të mëtejmë të projektligjit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Para anëtarëve të komisionit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi rëndësinë e këtij projektligji si një mekanizëm kyç në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Ajo deklaroi se përmes këtij projektligji vendoset një standard i qartë kundër pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, duke shtuar se transparenca dhe përgjegjshmëria janë detyrime shtetërore.

Ministrja Gërvalla sqaroi se Byroja nuk merr vendime për konfiskim, por merret me mbledhjen, verifikimin dhe analizimin e informacionit, ndërsa vendimet përfundimtare i takojnë gjykatave.

Sipas saj, projektligji garanton të drejtat e palëve në çdo fazë të procedurës, përfshirë të drejtën për qasje në dokumente, përfaqësim dhe mjete juridike.

Në fund, ajo u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin këtë projektligj edhe në fazat e mëtejme, duke theksuar se çdo pasuri e pajustifikueshme do t’i rikthehet shtetit dhe qytetarëve përmes mekanizmave ligjorë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026