Kurti takon kongresistët amerikanë, diskutojnë për siguri dhe zhvillim ekonomik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti takon kongresistët amerikanë, diskutojnë për siguri dhe zhvillim ekonomik
Kurti27
27/05/2026 - 15:39
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin bipartizan të dy kongresistëve amerikanë, Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Suhas Subramanyam, anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme.

Sipas njoftimit, nga temat kryesore për të cilat foli kryeministri në detyrë Kurti, ishte mbrojtja, përkatësisht paqja dhe siguria në rajon. Ai e falënderoi delegacionin për përkrahjen për anëtarësim në NATO, në veçanti për Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilat mbështesin aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe bëjnë thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it.

“Kryeministri në detyrë Kurti, vuri theksin edhe te përputhshmëria në politikën e jashtme. Po ashtu, ai diskutoi për investimet e Kosovës në mbrojtje dhe për tema të tjera, si zhvillimi i teknologjisë në vend, ku foli për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në këtë fushë dhe në tregti në përgjithësi, si dhe për reformat në fushën e arsimit”, thuhet në komunikatë.

Para Prishtinës, kongresistët zhvilluan vizitë në Luginën e Preshevës. Në këtë kontekst, kryeministri në detyrë Kurti tha se duhet të ketë të drejta të krahasueshme për pakicat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës kongresistët amerikanë u takuan edhe me U. D. Presidenten e Kosovës, Albulena Haxhiu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026