Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Maxime Prévot sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të së cilës deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht dy takime nga pala kosovare.
Ministri belg do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 13:30, njoftoi Zyra e kryeministrit.
Pas këtij takimi, dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Në orën 16:00, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prévot.Duke njoftuar për vizitën në vendet e rajonit, kryediplomati belg ka shkruar se është me rëndësi që për gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor të ruhet perspektivë e besueshme integrimi.
“Por procesi mbetet i bazuar në merita: presim prej tyre të kenë guximin për të zbatuar reformat e nevojshme, në lidhje me sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe pajtimin rajonal”, ka thënë Prevot.