Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Kamenicës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj. Në këtë takim u diskutua për zhvillimin e sportit dhe projektet infrastrukturore që po realizohen në këtë komunë.
Ndërkohë, gjatë bisedës, të dy palët shqyrtuan projektet aktuale sportive, si dhe potencialin që ka Kamencia për të avancuar sportin dhe për të rritur përfshirjen e të rinjëve në aktivitete sportive. U theksua rëndësia e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë dhe krijimi i kushteve më të mira për sportistët lokalë.
Vizita vazhdoi edhe në stadiumin e klubit KF Kika në Hogosht, si dhe stadiumin e Atletikës, i cili konsiderohet si një nga investimet më të mëdha kapitale në fushën e sportit në këtë komunë.
Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar për të mbështetur projeket që ndikojnë në zhvillimin e sportit dhe sportistëve, në të gjithë vendin.