Arbeloa konfirmon largimin e tij nga Real Madridi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arbeloa konfirmon largimin e tij nga Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi, në fund të sezonit, derisa Jose Mourinho pritet të emërohet si zëvendësues i tij.
43-vjeçari u ngrit në detyrë nga roli i tij si drejtues i ekipit të B të Real Madridit në janar, duke zëvendësuar ish-shokun e ekipit të Liverpoolit, Xabi Alonso, dhe tani do të largohet nga klubi pas një sezoni pa trofe.
Mourinho, i cili ka qenë në krye të Benficas këtë sezon, është në negociatat e fundit për të marrë drejtimin e Real Madridit, pasi më parë ka qenë trajner i tyre nga viti 2010 deri në vitin 2013.
Reali do ta përfundojë sezonin si nënkampion i La Ligës, pa një trofe të madh për të dytin vit radhazi, pasi u eleminua nga Liga e Kampionëve e këtij sezoni kundër Bayern Munich në çerekfinale.
Arbeloa, i cili luajti për Realin midis viteve 2009 dhe 2016, tha se shpresonte që kjo ndeshje të mos ishte një lamtumirë e fundit për klubin.
KosovaPress