Të gjithë fansat e Bayernit të Munihut do t’ia bënin hallall klubit të tyre nëse do ta ngadalësonte pak ritmin në Bundesligë, këto xhirot e fundit.
Ata do të donin që bavarezët të “pushojnë” pak së shpenzuari energji duke shënuari gola, për ta ruajtur atë duke i dhënë më shumë rëndësi lojës me Real Madridin, në Champions, të mërkurën.
Lojtarët e tij vazhduan të mos e kursejnë veten, as në ndeshjen e fundjavës që shkoi, në ligën gjermane, duke mbajtur motorët ndezur e duke shënuar gola, sikur ato t’u duheshin për “jetë a vdekje” në garën për titullin e kampionit nacional.
Leon Goretzka qëlloi golin e 102-të të sezonit në ligë, në minutën e 53-të për epërsinë 2-0 ndaj St Paulit, dukë shënuar rekord në Bundesligë, pasi Jamal Musiala, kishte shënuar të 101-tin, paraprakisht. Asnjë ekip nuk e kishte arritur këtë shifër deri tashti, në kampionatin shtetëror gjerman të futbollit elitar.“Shumë gjëra të vogla bashkohen dhe në fund krijohet një moment si një lokomotivë që fillon të lëvizë. Dhe ne duam ta mbajmë atë në lëvizje”, tha ai, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress.
Rekordi i mëparshëm prej 101 golash kishte qëndruar për 54 vjet, nga sezoni 1971-72, me një ekip ku bënin pjesë Gerd Müller, Uli Hoeness që shënoi golin e 100-të dhe Franz Beckenbauer që realizoi të fundit.
“Ajo që më pëlqen më shumë është se këta lojtarë nuk ndalen, vazhdojnë edhe pas golit të katërt apo të pestë”, tha presidenti nderi i Bayern, Uli Hoeness, pas kësaj ndeshje, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress. “Kështu thyhen rekordet – dhe më e rëndësishmja, kështu bëhen tifozët të lumtur, ndeshje pas ndeshjeje”.
“Kjo është ajo që është FC Bayern dhe edhe ekipi ynë. Mendoj se djemtë duhet të jenë krenarë – por natyrisht, ne vazhdojmë përpara”, tha ai.
Kompany mund të përballonte të pushonte lojtarë si Harry Kane për ndeshjen e madhe të së mërkurës kundër fituesve rekordmenë të Ligës së kampionëve - Real Madrid, ku Bayern synon të përfundojë çështjen e çerekfinales, pas fitores 2-1 si mysafir në Spanjë, dhe të mbetet në garë për një tripletë titujsh.
“Do të jetë gjithsesi një sfidë e madhe kundër Real Madridit. Ne luajmë në shtëpi, ku ndihemi shumë mirë, ndërsa kundërshtarët zakonisht jo. Kemi krijuar një pozicion të mirë falë ndeshjes së parë, por ka ende punë për të bërë”, tha mesfushori gjerman.
Me pesë ndeshje të mbetura, shifra përfundimtare mund të rritet ndjeshëm, edhe nëse Bayern siguron titullin e 35-të kombëtar qysh të dielën e ardhshme, kur luan ndaj VfB Stuttgart.
Fakti që kjo skuadër theu rekordin pas kaq dekadash “tregon shumë”, sipas Hoeness.
“Më gëzoi që një djalë i ri si Lennart Karl shënoi golin e 100-të javën e kaluar – kjo tregon se FC Bayern është i përgatitur edhe për të ardhmen. E njëjta vlen për Jamal Musiala, i cili e meritoi plotësisht golin e 101-të pas një periudhe të gjatë jashtë për shkak dëmtimi”, tha ai.