Messi shkruan historinë në stadiumin e ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Messi shkruan historinë në stadiumin e ri
Lionel Messi ka shënuar golin e parë në shtëpinë e re të Inter Miami, Nu Stadium, në një barazim dramatik 2-2 kundër Austin FC.
Përpara 26,000 spektatorëve, argjentinasi barazoi shifrat me një goditje të rrallë me kokë, duke i dhënë shkëlqim debutimit të impiantit që kushtoi vite pritjeje për pronarët e klubit.
"Ta shohësh këtë stadium të marrë jetë, pas shumë vitesh përpjekje, është diçka shumë e veçantë. Sot është thjesht një ëndërr e bërë realitet për ne," u shpreh i emocionuar David Beckham gjatë ceremonisë së inagurimit.
Sfida u vulos nga veterani Luis Suarez, i cili hyri si zëvendësues për të shpëtuar një pikë në minutën e 81-të, pas një asistimi të tërthortë nga Messi.
Edhe pse uruguajani gjeti rrjetën edhe për herë të dytë në minutat shtesë, goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht barazimit, atmosfera në Miami mbetet festive, pasi klubi më në fund ka një shtëpi të përhershme moderne në Major League Soccer.
KosovaPress