KB Prishtina emëron Jeronimo Sarin si trajner të ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KB Prishtina emëron Jeronimo Sarin si trajner të ri
New Project - 2026-06-01T130927.120
01/06/2026 - 15:11
Linku u kopjua

KB Prishtina ka zyrtarizuar emërimin e kroatit Jeronimo Šarin në postin e trajnerit kryesor për sezonin e ri.

52-vjeçari sjell një përvojë të pasur në basketbollin rajonal, pasi ka drejtuar më parë disa skuadra në Kosovë, përfshirë Sigal Prishtinën, Pejën, Bashkimin, Vëllaznimin dhe Golden Eagle Yllin.

Šarin ka fituar titullin e kampionit të Kosovës me Sigal Prishtinën në vitin 2017, ndërsa së fundmi triumfoi në Ligën Unike në vitin 2025. Klubi kryeqytetas shpreson që përvoja dhe njohja e basketbollit kosovar nga ana e trajnerit kroat do të ndihmojnë ekipin në realizimin e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Me rikthimin e Jeronimo Šarin në kryeqytet, KB Prishtina synon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të rikthehet në garën për trofetë vendorë e rajonalë. Përvoja e tij e gjatë në basketbollin kosovar dhe sukseset e mëparshme e bëjnë këtë emërim një lëvizje me ambicie të qarta për të ardhmen e klubit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026