Messi dërgon mesazh para finales: E njoh shumë mirë Spanjën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Messi dërgon mesazh para finales: E njoh shumë mirë Spanjën
Messiii
16/07/2026 - 09:46
Linku u kopjua

Lionel Messi ka nisur tashmë "luftën psikologjike" para finales së Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se e njeh shumë mirë Spanjën dhe filozofinë e saj të lojës, pasi do të përballet me "La Rojën" në ndeshjen për trofeun të dielën në stadiumin "MetLife" në New Jersey.

Pas fitores dramatike 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale, ku Messi dha dy asistime vendimtare për golat e Enzo Fernandezit dhe Lautaro Martinezit, kapiteni i Argjentinës foli me respekt për kundërshtarin e finales, por njëkohësisht la të kuptohet se është i vetëdijshëm për mënyrën se si luan kombëtarja spanjolle.

"Spanja është një skuadër fantastike, me lojtarë të mrekullueshëm. Ata luajnë shumë, shumë mirë. Unë i njoh mjaft mirë. E gjithë ideja dhe filozofia e tyre e lojës është zhvilluar në mënyrë shumë të mirë gjatë gjithë këtyre viteve dhe unë i njoh edhe lojtarët", deklaroi Messi.

39-vjeçari, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Barcelona, do të përballet në finale me vendin ku ndërtoi emrin si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Argjentina siguroi finalen pasi përmbysi Anglinë 2:1, ndërsa Spanja eliminoi Francën me rezultat 2:0.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026