Mërgata ia dha mbi 75 për qind të votave, VV: Një pjesë e rëndësishme në fitore edhe mbështetja juaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mërgata ia dha mbi 75 për qind të votave, VV: Një pjesë e rëndësishme në fitore edhe mbështetja juaj
Lëvizja Vetëvendosje, ka falënderuar mërgatën pas përmbylljes së numërimit të votave me postë dhe atyre në përfaqësi diplomatike, ku kjo parti ka dalë e para.
VV-ja, është shprehur falënderuese ndaj qytetarëve të vendit dhe mërgatës.
‘’ Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja e madhe nga mërgata jonë. Nga 104 mijë 829 vota të vlefshme gjithsej sa ishin, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë 78 mijë e 792 apo mbi 75%’’, është deklaruar nga VV’ja, ndër tjerash.
Postimi:
Faleminderit mërgatë!
Lëvizja VETËVENDOSJE! shënoi edhe një fitore bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit 2026.
Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja e madhe nga mërgata jonë. Nga 104 mijë 829 vota të vlefshme gjithsej sa ishin, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë 78 mijë e 792 apo mbi 75%.
Gjithnjë falenderues të gjithë qytetarëve të Republikës, mërgatës dhe secilit veç e veç që vazhdimisht bëjnë që fitoret e Lëvizjes sonë të jenë të jashtëzakonshme!
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.