Gratë lidere shqiptare mblidhen në Prishtinë, kërkohet barazi më e madhe me burrat në vendimmarrje
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gratë lidere shqiptare mblidhen në Prishtinë, kërkohet barazi më e madhe me burrat në vendimmarrje
grate lidere ne prishtine 2
29/05/2026 - 12:24
Linku u kopjua

Prishtina u shndërrua të premten në qendër të një ngjarjeje të veçantë, duke bërë bashkë disa nga figurat më të spikatura femërore të trojeve shqiptare.

Ato morën pjesë në konferencën “Gratë shqiptare në politikë”, organizuar nga Komuna e Prishtinës, ku u diskutua për kontributin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin shoqëror.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se femrat shqiptare kanë bartur përgjegjësi të mëdha në periudha sfiduese dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve demokratike kudo që kanë jetuar.

Sipas saj, një sistem demokratik nuk mund të konsiderohet i plotë pa pjesëmarrje të mirëfilltë në vendimmarrje, ndërsa asnjë shoqëri nuk mund të përparojë nëse kontributi i gjysmës së popullsisë trajtohet si dytësor.

“Në çdo etapë të historisë sonë, gratë shqiptare kanë mbajtur përgjegjësi shumë më të mëdha sesa mirënjohja që u është dhënë atyre. Ato kanë mbajtur familjet në kohë të vështira, kanë mbrojtur dinjitetin njerëzor në kohët më të errëta dhe kanë forcuar komunitetet ku kanë jetuar duke kontribuar edhe në ndërtimin e institucioneve demokratike...", tha ajo. "Diskutimi për lidershipin e grave është diskutim për vetë demokracinë. Demokracia nuk mund të jetë asnjëherë e plotë, nëse gratë janë të pranishme vetëm simbolikisht. Lidershipi nuk mund të jetë asnjëherë kuptimplotë, nëse grave u duhet vazhdimisht të mbrojnë të drejtën e tyre për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Dhe shoqëritë tona nuk mund të ecin përpara, nëse zëri i grave trajtohet si dytësor në formësimin e së ardhmes. Imazhi i grave në politikë natyrisht që ka rëndësi sepse ai e formëson edhe vetë mundësinë”.

Teksti i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026