Media afrikane shkruan për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Media afrikane shkruan për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës
Kanali televiziv Afrikan “Sporty tv” dhe platforma mediatike sportive, ka publikuar një postim ku thekson rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares së Kosovës në futbollin ndërkombëtar. Sipas raportimit të tyre, Kosova është vetëm një ndeshje larg pjesëmarrjes së parë në Kupa e Botës 2026, duke e bërë këtë moment një nga më emocionuesit dhe historikët për futbollin kosovar.
Ndër të tjerash në postim përfshihet njohja nga FIFA ku erdhi në 2014, ku edhe u lejua të luajë ndeshje miqësore, tek anëtarësimi në UEFA në 2016, deri te triumfi në Ligën D të Ligës së Kombëve në vitin 2018/19, Kosova ka treguar se nuk vetëm një kombi i ri në futboll, por një forcë që meriton vëmendje.
Ndërkohë është shkruar edhe për vitin 2026, ku pas vetëm disa viteve në arenën ndërkombëtare, Kombëtarja e Kosovës është vetëm një fitore larg historisë, pjesëmarrjes së parë në një Botëror.
Finalja e play-off-it për kualifikim në Botëror zhvillohet të martën mes Kosovës dhe Turqisë, nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
KosovaPress