Asllani thyen heshtjen, flet për mundësinë e kalimit te Barcelona
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Asllani thyen heshtjen, flet për mundësinë e kalimit te Barcelona
04/04/2026 - 20:25
Linku u kopjua

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka komentuar për herë të parë mbi zërat që e lidhin me një transferim të mundshëm te FC Barcelona, duke mos dhënë një përgjigje të prerë për të ardhmen e tij.

Pas një paraqitjeje të mirë me TSG Hoffenheim, ku realizoi edhe një gol të bukur, interesimi i klubit katalanas u bë temë kryesore. Sipas raportimeve, Barcelona po e monitoron nga afër 23-vjeçarin dhe një transferim mund të kushtojë rreth 25 deri në 29 milionë euro, shkruan gazeta gjermane Bild.

Vetë Asllani u tregua i rezervuar kur u pyet për këtë çështje, duke theksuar se fokusi i tij mbetet te loja në fushë. Ai deklaroi se dëshiron të vazhdojë të japë maksimumin për ekipin dhe të ndihmojë me gola e asistime, ndërsa çështjet jashtë fushës nuk i kushton shumë rëndësi.

Megjithatë, sulmuesi nuk e mbylli derën për një largim të mundshëm, duke lënë të hapur gjithçka për të ardhmen me fjalët se “në fund do të shihet se çfarë do të ndodhë”.

Interesimi i Barcelonës konsiderohet real dhe mund të përfaqësojë një hap të madh në karrierën e tij.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026