Mbyllja e pesë komunave paralele në veri, Policia fton për intervistim disa përfaqësues serbë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Të premten e kaluar institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në veri të vendit.

Lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë(përfaqësues të këtyre institucioneve), të cilët dyshohen për falsifikim të dokumenteve.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Pesë jemi të interesuar t’i intervistojmë, katër prej tyre ua kemi dorëzuar ftesat, ndërsa njëri nuk ka qenë në Kosovë”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Në ditën kur ishin mbyllur këto institucione paralele, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se me këtë rast janë mbyllur komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviqit.

“Këto pesë sot i bashkohen shtatë komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook.

https://kosovapress.com/aksioni-ne-veri-mbyllen-pese-komuna-paralele-ministri-krasniqi-jep-detajet

Për mbylljen e pesë institucioneve paralele kishin reaguar edhe ndërkombëtaret, duke thënë se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të pakoordinuara dhe mund të rrisin rrezikun për përshkallëzim.

https://kosovapress.com/stano-per-aksionin-e-policise-ne-veri-rrezik-per-pershkallezim-te-metejshem

https://kosovapress.com/obrien-per-aksionin-ne-veri-te-nderpriten-veprimet-e-pakoordinuara-ndikojne-ne-partneritetin-tone

https://kosovapress.com/ambasadori-britanik-per-aksionin-ne-veri-veprimet-e-tilla-rrezikojne-te-nxisin-tensione

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024