Stano për aksionin e policisë në Veri: Rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm
Lexohet për: 1 min.
stano-310524
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës ku u mbyllën pesë komuna paralele në veri ka reaguar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Stano, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social X, ka shkruar se hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar nga autoritet e Prishtinës rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka shpërndarë edhe deklaratën e Zyrës së BE-së, në Kosovë në postimin e tij.

“Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Stano në X.

https://kosovapress.com/aksioni-i-djeshem-ne-veri-reagon-zyra-e-be-se

https://kosovapress.com/aksioni-ne-veri-mbyllen-pese-komuna-paralele-ministri-krasniqi-jep-detajet

https://kosovapress.com/shba-reagon-pas-aksionit-ne-veri
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025