Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, James O’Brien, ka reaguar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës ku u mbyllën pesë komuna paralele.
O’Brien i ka quajtur të “pakoordinuara” veprimet e qeverisë së Kosovës.
“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai.
As @USAMBKosovo’s statement makes clear, the U.S. is concerned by continuing uncoordinated and provocative actions by the Government of Kosovo. We appreciate the work of those, including EULEX and KFOR, who prevent violence and call for continued restraint by all involved and…
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) August 30, 2024
https://kosovapress.com/stano-per-aksionin-e-policise-ne-veri-rrezik-per-pershkallezim-te-metejshem