Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci
Lajme
Lexohet për: 2 min.
autobussii
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Mbrëmë rreth mesnatës nga rreth 28 persona të cilët ndodheshin në një autobus të një kompanie nga Kosova, i cili në rrethana të paqarta ka rrëshqitur nga rruga në një kanal dhe në një sipërfaqe me bar në autostradën A1 te Donja Zdençina në Kroaci.

Në autobus ishin 26 persona dhe dy shoferë që dërguan një thirrje dramatike për ndihmë dhe se të gjithë pasagjerët duhej të çliroheshin nga autobusi i përmbysur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe me kujdes dhe vëmendje maksimale kanë nxjerrë të gjithë personat nga dera e shoferit. Sipas informacioneve të Jutarnji list dy persona kanë raportuar për lëndime të lehta, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.

Përveç njerëzve, nga hapësirat e bagazhit u nxirren edhe bagazhet në mënyrë që kujdesin e mëtejshëm, pas një hetimi policor, ta merrte shërbimi i tërheqjes.

Drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit  sipas procedurës standarde. Nuk dihet arsyeja pse ai ka humbur kontrollin e timonit dhe fatin në fatkeqësi është që autobusi nuk është përmbysur plotësisht. Ende nuk dihet saktë dëmi material.

Lajmi në përditësim…

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025