Mbyllet pjesa e parë mes Bayern - PSG
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë mes Bayern - PSG
Pjesa e parë e gjysmëfinales dramatike në "Allianz Arena" është mbyllur me avantazhin minimal 0-1 të PSG-së, në një 45-minutësh të mbushur me intensitet, raste të humbura dhe polemika.
Ndeshja nisi me "shok" për vendasit, pasi Ousmane Dembélé tundi rrjetën që në minutën e parë me një goditje të fuqishme volley, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 6-4 për parisienët.
Bayern Munich reagoi fuqishëm duke krijuar disa mundësi të pastra përmes Michael Olise dhe Luis Díaz, por saktësia u mungoi përballë portës.
Tensioni u rrit në minutën e 27-të, kur bavarezët kërkuan një penallti për prekje të topit me dorë nga Vitinha, por arbitri lejoi lojën të vazhdonte.
Portierët ishin protagonistët e fundit të pjesës së parë; Manuel Neuer mohoi golin e dytë të PSG-së pas një goditjeje me kokë nga João Neves, ndërsa Safonov bëri një pritje spektakolare ndaj Jamal Musialës në minutën e 34-të, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.
Kosovapress