Mbyllet pjesa e parë me barazim mes Zvicrrës dhe Bosnjës
Botërori 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë me barazim mes Zvicrrës dhe Bosnjës
New Project - 2026-06-18T194907.686
18/06/2026 - 21:52
Linku u kopjua

Ka përfunduar pa gola (0-0) pjesa e parë e përballjes mes Zvicrës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Zvcirra e dominoi plotësisht lojën sa i përket kontrollit të topit, duke regjistruar 69% posedim. Ata krijuan disa mundësi të mira shënimi, ku spikatën tentativat e Dan Ndoye dhe Remo Freuler, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Në krahun tjetër, boshnjakët u mbrojtën me ngulm dhe rrezikuan kryesisht përmes goditjeve nga distanca të Amar Dedic dhe Edin Dzeko, të cilat u bllokuan nga portieri Gregor Kobel dhe mbrojtja zvicerane.

Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë të këtij takimi.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026