​Mbrojtësi i Kepit të Gjelbër: Do ta mposhtim Argjentinën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Mbrojtësi i Kepit të Gjelbër: Do ta mposhtim Argjentinën
Cabral
01/07/2026 - 15:41
Linku u kopjua

Kapiteni i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, ka shprehur besim të madh se skuadra e tij mund ta eliminojë Argjentinën në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, pavarësisht se përballë do të ketë kampionët në fuqi.

Mbrojtësi 23-vjeçar theksoi se kombëtarja e tij ka fituar vetëbesim pas paraqitjeve mbresëlënëse në fazën e grupeve dhe beson se mund të vazhdojë surprizën në turne.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe intensive, por do të përgatitemi mirë. Kemi besim se do të bëjmë një ndeshje të madhe kundër Argjentinës dhe do të arrijmë të kalojmë në raundin tjetër”, deklaroi Cabral.

Ai mohoi se suksesi i ekipit është rastësi, duke theksuar se forca kryesore e Kepit të Gjelbër është uniteti.

“Nuk ka asnjë sekret. Ne jemi si një familje, bëjmë gjithçka së bashku dhe kemi një lidhje shumë të fortë mes nesh”, u shpreh ai.

Cabral foli edhe për yjet e Argjentinës, duke pranuar se Lionel Messi është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, por shtoi se kundërshtari nuk mbështetet vetëm te ai.

“Për lojtarët tanë është një nder të luajnë kundër Messit, por ne nuk jemi të fokusuar vetëm tek ai. Argjentina ka shumë futbollistë të shkëlqyer. Më pëlqejnë Messi, Nicolás Otamendi, Lautaro Martínez dhe Enzo Fernández”, deklaroi mbrojtësi i Kepit të Gjelbër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026