Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë , lirimin e tij me kusht.
Në kërkesë thuhet se ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik të arratisjes dhe se ai ka ofruar garanci financiare 50 mijë euro për të siguruar lirimin e tij.
Aty, përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se, Thaçi, s’do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se ai, do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.
Po ashtu, thuhet se, Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës.Z. Thaçi është i gatshëm t’u përmbahet kushteve të ngjashme me ato që u janë vendosur bashkë të akuzuarve të tij, të cilat janë cilësuar si “një kornizë e provuar dhe e përshtatshme për lirimin e përkohshëm”,⁵⁵ ose çdo kushti tjetër që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit (GVG) e konsideron të përshtatshëm, përkatësisht:
a) Z. Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, përveç nëse autorizohet për këtë nga një trup gjykues kompetent i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK);
d) Z. Thaçi do të depozitojë pranë Regjistrarit, si kusht paraprak për lirimin e tij, një garanci financiare në formën e një transferi monetar në shumën prej 50.000 eurosh në llogarinë e Regjistrit;
f) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), të çfarëdo lloji dhe me çfarëdo mjeti, me çdo person për të cilin ai e di se është dëshmitar në këtë ose në ndonjë çështje tjetër para DhSK-së;
g) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), me çdo person që në Aktakuzën e Ndryshuar të Konfirmuar pretendohet se ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në sjelljen penguese objekt të kësaj çështjeje;
i) Z. Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi (për shembull, nëpërmjet anëtarëve të familjes), në media dhe/ose në rrjetet sociale lidhur me DhSK-në, Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe/ose çdo procedurë para DhSK-së;
j) Z. Thaçi do të paraqitet për një verifikim javor pranë Policisë së Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Regjistrari;
l) Z. Thaçi do ta njoftojë Regjistrarin për adresën ku do të qëndrojë gjatë kohës që ndodhet në territorin e Shtetit Pritës për të marrë pjesë në seancat gjyqësore dhe do t’u përmbahet çdo kufizimi të lëvizjes në territorin e Shtetit Pritës që mund t’i vendoset gjatë periudhës së qëndrimit të tij atje;