Iu morën 3 armë pa leje më 2 prill, skenderajasi dorëzoi edhe 7 tjera, të mërkurën
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Iu morën 3 armë pa leje më 2 prill, skenderajasi dorëzoi edhe 7 tjera, të mërkurën
policia logo
09/04/2026 - 11:08
Linku u kopjua

Një person, i cili ka qenë i dyshuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, ka dorëzuar, të mërkurën, 7 armë te forcat e rendit, në Skenderaj.

Ai e ka bërë këtë disa ditë pasi policia kishte bërë një kontroll në shtëpinë e tij, ku ishin gjetur e konsifkuar, po ashtu, dy pistoleta pneumatike dhe një pushkë ajrore pa leje. Pas bastisjes që ishte kryer në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, më 2 prill, i njëjti ishte liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari nuk është ndaluar në mbajtje as të mërkurën, kur dorëzoi shtatë armë të reja, për të cilat policia nuk tregoi se çfarë ishin

Si për herën e parë, ashtu edhe në të dytën, rasti po hetohet si mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim ta paautorizuar të armës. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026