Hamza: PDK bëri shtetin, policinë, ushtrinë e autostradat, qeveria aktual nuk ka asnjë rezultat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: PDK bëri shtetin, policinë, ushtrinë e autostradat, qeveria aktual nuk ka asnjë rezultat
hamza thaci
20/05/2026 - 15:13
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër I këtij subjekti politik, Bedri Hamza, ka kritikuar qeverisjen aktuale për mungesë rezultatesh konkrete, duke vlerësuar se gjashtë vitet e fundit kanë sjellë regres për vendin.

Përmes një postimi publik, Hamza tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje për gjendjen aktuale dhe nuk mund të vazhdohet me, siç u shpreh ai, fajësime, arsyetime dhe kriza të njëpasnjëshme politike.

Sipas tij, shumë familje po përballen çdo ditë me çmime të larta dhe vështirësi ekonomike, derisa vendi ka nevojë për zhvillim dhe perspektivë më të mirë.

Hamza deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës e kishte dorëzuar qeverisjen me Kosovën shtet të pavarur, me institucione stabile, autostrada moderne dhe partneritete të fuqishme me aleatët ndërkombëtarë.

“Shtetin e kemi ndërtuar bashkë. Kemi ndërtuar polici dhe ushtri që sot janë shembull për rajonin”, ka deklaruar Hamza.

Ai theksoi se qytetarët meritojnë rezultate konkrete, zhvillim dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.

“Qytetarët meritojnë rezultate. Meritojnë zhvillim. Meritojnë shpresë. Koha për ndryshim është tani”, ka përfunduar Hamza postimin e tij. /KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026