AShAK dhe OEK nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim institucional
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
AShAK dhe OEK nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim institucional
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës kanë formalizuar sot bashkëpunimin institucional përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Sipas njoftimit, ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjes ndërmjet komunitetit ekonomik dhe atij akademik, me fokus në zhvillimin e përbashkët të punimeve shkencore, projekteve studimore dhe iniciativave të tjera me interes të përgjithshëm për vendin.
“Palët kanë vlerësuar se kjo marrëveshje do të kontribuojë në avancimin e kërkimit shkencor, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe nxitjen e politikave të bazuara në dije dhe ekspertizë, duke i shërbyer zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.