Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndarë 77 milionë euro për bujqit në Kosovë në kuadër të ndarjeve buxhetore për sektorin e bujqësisë për vitin 2026.
Ministri Armend Muja tha se me këtë buxhet prej 77 milionë eurosh përfshihen edhe subjektet që merren me përpunim bujqësor, fermat, fermerët dhe masat për stabilizimin e tregut.
"Arkitektura e re e mbështetjes për bujqësi përfshin tri shtylla themelore: Programi për pagesat direkte në vlerë prej 59 milionë euro. Programi për zhvillimin rural në vlerë prej 10 milionë euro. Programi i masave të stabilizimit të tregut në vlerë prej 8 milionë euro", tha Muja.
Ministri Muja dha detaje edhe për shtyllat e pagesave direkte.Më tej Muja theksoi se kanë themeluar edhe një skemë të re të quajtur "eko-skema", e cila mbështet bujqësinë organike dhe të gjitha praktikat që i ndihmojnë bujqit për të avancuar mbrojtjen e mjedisit.
Muja bëri të ditur po ashtu se në kuadër të programit për zhvillim rural kësaj here janë alokuar 10 milionë euro, derisa përqëndrimi kryesor është tek hortikultura dhe hortikultura intensive. Kështu sipas tij, pa mbështetje nuk do të jetë as sektori i pemëtarisë ku do të inkurajohet mbjellja dhe kultivimi i pemëve.
"Bujqit tanë kanë nevojë që të mbështeten që t'i përpunojnë prodhimet bazë dhe në të ardhmen po ashtu të përgatiten për eksport. Për këtë arsye kemi thirrë masa të reja për të mbështetur këtë rritje me standardet më të larta, që është e rëndësishme, të mbështesim përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe po ashtu edhe produktet e tjera shtazore“, përfundoi Muja.