Protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur, fermerët: Mos na lini pa bukë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur, fermerët: Mos na lini pa bukë
protesta fermeret
06/07/2026 - 14:58
Linku u kopjua

Fermerët sot kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht prodhimi i tij.

Protesta nisi në orën 13:00 ku fermerët erdhën me traktorët dhe mjetet e tyre të punës së bashku me boritë që nuk pushonin.

Më pas, ata nisën të derdhin qumështin fillimisht në oborrin e ministrisë, e më pas edhe pranë institucionit.

Kur fermerët provuan të afroheshin pranë ministrisë, patë disa mosmarrëveshje mes tyre dhe zyrtarëve policorë, megjithatë ata nuk u ndalen duke u ofruar deri afër objektit të ministrisë.

Gjatë protestës ata kishin edhe parullat si "Fermeri nuk është armiku", "Mos prekni vendet e punës", "Mos na leni pa bukë", "Puna jonë, e drejta jonë" e të tjerë.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve, Fidan Krasniqi tregoi arsyet e mbajtjes së protestës.

Ndërsa Kushtrim Tigani, pjesëmarrës në protestë kërkoi që të publikohen rezultatet për prezencën e qumështit pluhur.

"Ne si qumështore më e madhe në Kosovë e grumbullojmë mbi 50% të qumështit të Kosovës. Të gjithë këta bujq e sjellin qumështin te ne mbi 100 mijë litra në ditë. Disa ushtarë të Facebookut që po dalin dhe po e baltosin këtë fermer punëtor dhe gjithë ata fermerë të cilët e prodhojnë qumështin dhe e përpunojmë qumështin i bëj thirrje sa më parë ministrit të Bujqësisë, AUV-it të dalin me rezultate ato të cilat i kanë gjet për prezencën e qumështit pluhur, që nuk ka qumësht pluhur edhe këta e dinë që nuk ka qumësht pluhur, le të dalin me rezultat sa më parë edhe për analiza të qumështit “Vita” i duhen me javë me analiza me dal rezultati”,  tha Tigani.

Aktualisht po mbahet një takim mes Ministrisë së Bujqësisë dhe fermerëve, ku pas takimit pritet të deklarohen.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026