Shoqata e Qumështoreve të Kosovës kërkoi nga institucionet përkatëse të vazhdojnë me vendosmëri kontrollet në të gjitha fabrikat e qumështit kudo që ekziston dyshimi i bazuar se aty përpunohet me yndyrë palme dhe qumësht pluhur, duke nënvizuar se vaji i palmës duhet ndaluar në fabrikat e përpunimit të qumështit!
Njoftimi i plotë:
AUV-i, Ministria e Bujqësisë dhe të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse tē vazhdojnë me vendosmëri dhe përkushtim kontrollet në të gjitha fabrikat e qumështit kudo që ekziston dyshimi i bazuar se aty përpunohet me yndyrë palme dhe qumësht pluhur.
Duhet pasur parasysh se në ambientet ku operohet me vaj palme grimcat mikroskopike do të jenë të pranishme edhe në produktet, të cilat nuk janë të përziera me vaj palme, për shkak tē kontaminimit të kryqëzuar (Cross - Contamination).Zgjidhja: Vaji i palmës larg tryezave tona në prodhimet e qumështit, kurse fabrikat që e kanë përdorur duhet dezinfektim dhe sterilizim total brenda dhe jashtë fabrikave në mënyrë që të fillojnë me prodhime qumështi të sigurta.