Mbi 1 miliard euro në arkën e shtetit, Dogana shënon rritje prej 5.5%
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi 1 miliard euro në arkën e shtetit, Dogana shënon rritje prej 5.5%
vermica dogana 130320
10/07/2026 - 16:15
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka tejkaluar shifrën prej 1 miliard euro të hyra të inkasuara, duke arritur në gjithsej 1 miliard e 7 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Doganës, në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin inkasuar rreth 955 milionë euro, ndërsa rritja e këtij viti i atribuohet performancës së qëndrueshme ekonomike, bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, përmbushjes së detyrimeve ligjore nga komuniteti i biznesit, si dhe rritjes së efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe lehtësimit të procedurave tregtare.

Dogana thekson se një nga zhvillimet më të rëndësishme gjatë këtij viti është zbatimi i sistemit të deklarimit para arritjes së mallrave, i mundësuar pas shtetëzimit të plotë të terminaleve doganore dhe heqjes së pagesave për shfrytëzimin e tyre.

Sipas institucionit, rezultatet e para të këtij sistemi janë vlerësuar si shumë pozitive dhe janë mirëpritur nga komuniteti i biznesit, duke kontribuar në përshpejtimin e procedurave doganore dhe lehtësimin e tregtisë.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për avancimin e kapaciteteve operative dhe përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve në funksion të mbledhjes së të hyrave dhe zhvillimit të tregtisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026