Organizimi i Turneut Memorial Ndërkombëtar sot në karate ka nxjerrë në pah jo vetëm suksesin në fushë, por edhe kujtimin për kampionët e dikurshëm të vendit.
Ky turne që është mbajtur në Pejë tashmë është shndërruar në një traditë të çmueshme ndërkombëtare që mbledh qindra garues çdo vit.
Ibërdemaj: Ky turnir është për vëllain tim Haki Iberdemaj, si figurë shumë e rëndësishme
“Ky turnir eshte per vllaun tim Haki iberdemaj, ka qene nje prej karatisteve me te mire te kosoves ne vitet e 70 dhe 80 dhe pas vdekjes tragjike ne vitin 1995, ne prej vititi 96 per shej perkujtimi te tij ne organizojm nje turnir memorial dhe eshte kthyer ne turnir nderkombetar, me kete e kujtojm Haki-n si figure shume te rendesishme per karaten e kosoves.”“Peja njihet si qytet apo qerdhe e sporteve luftarake, kete e dokumentojm me ate qka that edhe ju se pari me judo qe ka arrit rezultate kulminante ne nivel boteror qe I kane 5 medalje olimpike gje qe shume veshtire arrihet. Eshte jashtezakonisht pune profesionale me Trajnerin Kukaj ne krye. Pastaj e kemi pas perpara klubin e boksit ne peje qe ka pas shume dashamires. Eshte edhe karateja se ppari ka qene nje klub atehere kur garojsha edhe une, jemii qene edhe antera te liges se pare t eish jugosllavis, gje qe ishte rezulitat jashtezakonisht I mire.”
Pas tij, fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Nazmi Gashi. Ai bëri një pasqyrim të ecurisë së këtij eventi madhështor që mblodhi rreth 300 garues, ndërsa zbuloi edhe planet e rëndësishme të federatës për përfaqësimin e shtetit në arenën ndërkombëtare, përfshirë përgatitjet që po bëhen për garat në Toronto dhe nisjen e menjëhershme të seniorëve drejt kampionatit në Gjermani:
Krejt në fund, fjalën e morën disa karatiste të klubit të karatesë "Fushë Kosova", Olta Bekolli dhe Aleja Kelmendi.
Bekolli dhe Kelmendi: Karateja është zhvilluar shumë dhe do të zhvillohet edhe më shumë
“Karateja eshte nje sport qe ne kohet e fundit eshte zhvilluar shume ne vendin tone ku kemi marr medalje boterore open edhe evropiane. Po besoj qe vitet ne rradhe ka me u zhvillu shum si sport”
Me rreth 300 garues në tatami dhe me synime të qarta për medalje në kampionatet e ardhshme në Gjermani e Toronto, turneu memorial "Haki Ibërdemaj" mbetet një pikëtakim i rëndësishëm i traditës, suksesit dhe të ardhmes së ndritur të karatesë kosovare.
KosovaPress