Befasi në mes të verës, bora mbulon Gjeravicën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Befasi në mes të verës, bora mbulon Gjeravicën
756343852_122110742583378630_266412268349946211_n
25/07/2026 - 13:29
Linku u kopjua

Edhe pse Kosova ndodhet në kulmin e stinës së verës, maja e Gjeravica, me lartësi prej 2,656 metrash, është mbuluar nga bora, duke krijuar një peizazh të pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka publikuar fotografi nga maja e Gjeravicës, ku kontrasti mes gjelbërimit veror dhe shtresës së borës ofron pamje mbresëlënëse.

Sipas njoftimit, ky fenomen dëshmon edhe një herë veçantinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe faktin se në lartësitë alpine kushtet e motit mund të ndryshojnë brenda vetëm pak orësh.

Drejtoria u ka bërë thirrje vizitorëve që të tregojnë kujdes gjatë vizitave, të respektojnë natyrën dhe të kontribuojnë në ruajtjen e kësaj pasurie natyrore për brezat e ardhshëm.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026