Në finalen vendimtare të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet sot, PSG hyn në fushë me synimin për të mbrojtur titullin dhe për të konfirmuar dominimin në Evropë, ndërsa Arsenali kërkon të rikthehet në majë pas një pritjeje 20-vjeçare.
Të gjithë sytë do të jenë te Ousmane Dembele, fituesi i Topit të Artë dhe arma më e rrezikshme në sulmin e PSG-së. Ylli francez konsiderohet sërish si një nga kandidatët kryesorë për çmimin më prestigjioz individual në futboll dhe mbetet lojtari që mund të ndryshojë një ndeshje në çdo moment.
Një nga elementët me interesante do të jetë beteja taktike mes Luis Enrique dhe Mikel Arteta, dy trajnerë që vlerësojnë posedimin dhe kontrollin, por që kanë ndjekur rrugë të ndryshme për të arritur deri këtu. Një faktor tjetër i rëndësishëm do të jetë aftësia e Arsenalit për të ndaluar shpejtësinë dhe lëvizjen e sulmit të PSG-së, ndërsa parizienët duhet të gjejnë mënyrën për të ndaluar aksionet e shpejta që e kanë bërë Arsenalin një nga skuadrat më të rrezikshme në Evropë gjatë këtij sezoni.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve zhvillohet sot në orën 18:00 në ‘Puskas Arena’, ku dy gjigantë të futbollit evropian do të luftojnë për trofeun më prestigjioz.PSG (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Vitinha, Neves, Fabian; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Arsenal (4-2-3-1): Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Rice, Leëis-Skelly; Saka, Odegaard, Trossard; Havertz.