Maran debuton në stol, Shqipëria përballet sonte me Izraelin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Maran debuton në stol, Shqipëria përballet sonte me Izraelin
Shqiperi-Izrael
03/06/2026 - 08:37
Linku u kopjua

Shqipëria do të përballet sonte me Izraelin në një ndeshje miqësore që zhvillohet nga ora 20:00 në “Arena Kombëtare” në Tiranë. Takimi vjen pas zhgënjimit të të dyja përfaqësueseve që nuk arritën të sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Për kombëtaren shqiptare kjo ndeshje do të shënojë debutimin e trajnerit të ri, Rolando Maran, i cili synon ta nisë me fitore aventurën në stolin kuqezi. Shqipëria vjen pas tri humbjeve radhazi, përfshirë disfatat ndaj Polonisë dhe Ukrainës, rezultate që i dhanë fund një periudhe pozitive gjatë së cilës kuqezinjtë kishin regjistruar tetë ndeshje pa humbje dhe gjashtë fitore.

Megjithatë, një nga pikat e forta të Shqipërisë në muajt e fundit ka qenë mbrojtja. Para serisë së humbjeve, kuqezinjtë kishin mbajtur portën e paprekur në gjashtë nga tetë ndeshje, statistikë që stafi teknik shpreson ta rikthejë edhe në përballjen e sotme.

Në anën tjetër, Izraeli i drejtuar nga Ran Ben Shimon vazhdon të kërkojë konsistencë në rezultate. Izraelitët nuk arritën të sigurojnë një vend në Botëror dhe në gjashtë ndeshjet e fundit kanë regjistruar vetëm një fitore. Ndeshjen e fundit e mbyllën me barazim 2:2 ndaj Gjeorgjisë, ndërsa sonte synojnë të rikthehen te fitoret dhe të zgjasin serinë pa humbje.

Për Shqipërinë, sfida e mbrëmjes përfaqëson një mundësi të mirë për të hapur një kapitull të ri nën drejtimin e Maranit dhe për të rikthyer besimin para angazhimeve të ardhshme zyrtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026