Futbollisti i Llapit vlerësohet më i miri i javës së 32-të
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Futbollisti i Llapit vlerësohet më i miri i javës së 32-të
Llapi
04/05/2026 - 11:25
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e 32-të, i cili këtë herë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Arbnor Ramadani. Ky vlerësim është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, duke e shpallur Ramadanin si më të dalluarin e javës në elitën e futbollit kosovar.

Pas pranimit të çmimit, Ramadani u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar se ndeshja ndaj FC Ballkani ishte shumë e vështirë dhe se ekipi i tij kishte hyrë në fushë pa presion, me synimin për të marrë rezultat pozitiv.

Ai shtoi se skuadra ka cilësi të mjaftueshme dhe se pozita aktuale në tabelë nuk reflekton realisht potencialin e ekipit, ndonëse një seri rezultatesh të dobëta i kanë sjellë në këtë situatë. Ramadani theksoi se objektivi kryesor mbetet shmangia e barazhit dhe rikthimi te rezultatet pozitive.

Në fund, ai falënderoi FFK-në për çmimin, duke ia dedikuar atë bashkëlojtarëve dhe duke nënvizuar se fokusi i ekipit tashmë është plotësisht te ndeshjet e radhës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026