Malisheva kërkon përmbysjen ndaj Vllaznisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Malisheva kërkon përmbysjen ndaj Vllaznisë
Malisheva-Vllaznia
15/07/2026 - 08:24
Linku u kopjua

FC Malisheva do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Vllaznisë së Shkodrës në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, me synimin për të përmbysur disavantazhin nga takimi i parë dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.

Takimi do të luhet nga ora 16:30 në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtinë, ku skuadra kosovare do të ketë përkrahjen e tifozëve në përpjekje për të rikthyer rezultatin.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkodër, Vllaznia fitoi me rezultat 2:1, duke marrë një epërsi minimale para sfidës së kthimit. Kjo bën që Malisheva të ketë nevojë për fitore në përballjen e sontme për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane dhe për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026