Madonna, Shakira dhe BTS do të jenë emrat kryesorë të shfaqjes së parë muzikore në pushimin e finales së Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin MetLife Stadium në Neë Jersey.
Sipas FIFA-s, shfaqja do të organizohet në stilin e “Super Boël”, ndërsa kurator i saj do të jetë frontmeni i Coldplay, Chris Martin. Ky do të jetë rasti i parë që një finale e Kupës së Botës do të ketë një performancë të tillë gjatë pushimit të ndeshjes, megjithëse ideja ka ngritur diskutime për zgjatjen e pjesës së parë përtej 15 minutave standarde.
Ndërkohë, Shakira ka prezantuar edhe këngën e re zyrtare të Kupës së Botës 2026, të titulluar “Dai Dai”, të realizuar në bashkëpunim me Burna Boy. Në videon promovuese të xhiruar në Maracanã Stadium, këngëtarja kolumbiane shfaqet duke performuar në fushën e stadiumit me topin zyrtar “Trionda”.
Shakira ka një histori të gjatë me Kupën e Botës, pasi më herët ka performuar në finalet e viteve 2006 dhe 2014, ndërsa himni i saj “Ëaka Ëaka” mbetet një nga këngët më ikonike të turneut të vitit 2010.