Kosova shënon sot Ditën Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës në Kosovë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë solemne për shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës “Ma kthe dritën”.
Seanca nis në orën 17:00.
Ndërsa, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës duke nis nga ora 9.30, mban konferencën rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”, ku pritet të marrin pjesë u.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Përndryshe, më 14 prill, shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.