LVV mbyll fushatën, Kurti përmend arritjet dhe premtimet për katërvjeçarin e ardhshëm
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
LVV mbyll fushatën, Kurti përmend arritjet dhe premtimet për katërvjeçarin e ardhshëm
Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen nesër.
Simpatizantëve të Vetëvendosjes, iu drejtua kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cili tha se këtë herë vera po vjen dy javë më herët. Ai përmendi edhe sipas tij, punët e mira që i ka bërë qeveria e udhëhequr prej tij mandatin e kaluar.
“Këtë herë, vera po vjen nja dy javë më herët, madje vera po vjen nesër. Dallon kjo verë, sepse nuk është verë që vjen veç një herë nga dera, sepse populli ynë me neve në qeveri ka verë e derë përherë.. mandati i kaluar ishte mandat në të cilin 80 mijë gra kanë marrë mbështetje financiare sepse kanë lindur fëmijë për herë të parë në jetë. Mandati i kaluar ishte edhe mandat i më shumë se katërfishimit të bursave, ngritjes së pensioneve.. 12 mijë gra mandatin e kaluar u punësuan si rezultat i masave direkte qeveritare..në mandatin që shkoi, janë regjistruar 60 mijë biznese të reja për 6 vjet. Gjatë mandatit të kaluar janë mbyllur 62 institucione ilegale të Serbisë në Kosovë, janë shkatërruar 23 laboratorë droge.. një aspekt tjetër që është lënë anash ka qenë në fokus tonin si qeveri, bujqësia.. tash subvencionet dhe grantet merren me meritë, prandaj edhe sipërfaqja e tokës së punuar është rritur për afro 50%.. por edhe shtimin e sovranitetit, ngritjen e dinjitetit për republikës e kemi bërë përmes sundimit të ligjit.. me sundim të ligjit, demokraci, liri për popull e zhvillim ekonomik. Pasaporta e Kosovës për 5 vjet është ngritur prej vendit 108 ku ka qenë, në vendin e 57 ku është sivjet. Kemi më shumë se dyfishim të shteteve ku lëvizim pa regjim të vizave”, tha Kurti.
Më tej Kurti vazhdoi me premtimet për katërvjeçarin e ardhshëm duke thënë se është mandat i investimeve në prodhimtari, Bankës Zhvillimore, vettingut, çmimit tavan, Superpunës për Gra, i digave, hekurudhave, stadiumeve e investimeve në ushtri.
“Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i 1 miliard euro për prodhimtari, Bankës Zhvillimore dhe 100 milionë euro për investimet e diasporës. Do të jetë mandat i çmimit tavan për produktet bazë.. dhe mandatin tjetër kur të shkoni në markete do të keni çmime të arsyeshme.. mandati i ardhshëm do të jetë mandat i arkave fiskale digjitale.. mandati i ardhshëm do të jetë mandat i Superpunës për Gra. Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i 14 parqeve industriale anembanë Kosovës.. është mandat i ndërtimit të dy spitaleve të reja dhe poliklinikave cep më cep Kosovës.. është mandat i profilizimit të universiteteve publike.. është mandat i dyfishimit të shtesave për fëmijë e bursave për studenta.. është mandat i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë dhe vetingut për gjyqësinë.. mandati i ardhshëm është mandat i 5 digave, 4 hekurudhave dhe 20 stadiumeve në 18 komuna.. është mandat i investimeve në Brezovicë e Rugovë.. është mandat i përfundimit të gjitha rrugëve regjionale e autostradave.. është mandat i rrugëve që na lidhin me fqinjë.. është mandat i pagës mesatare mbi 1 mijë euro në sektorin publik e i pagës së 13 drejt pagës së 14.. është mandat i investimeve ushtarake.. mandat i rezervës vullnetare.. dhe mandat i xhandarmërisë.. është mandat i përmbylljes me sukses të të gjithë kapitujve për anëtarësim në BE. Pra, është mandat i mandateve, është mandati më i mirë i mandateve tona”, tha ai.
Në tubimin që u mbajt prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kryetari i qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, tha se nesër është dita kur besimi qytetar do të shndërrohet në vendim.
“Nesër më 7 qershor është dita kur ky besim shndërrohet në vendim, andaj ju ftoj që të bëjmë edhe përpjekjet e fundit, të flasim me secilin qytetar sepse fitoret e mëdha ndërtohen nga qytetarët që punojnë e mbi të gjitha nga qytetarët që besojnë”, tha ai.
Nëser, e diel, mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.