Ardian Gjini në Deçan: Modeli i mbështetjes për fermerët do të kthehet në program nacional
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ardian Gjini në Deçan: Modeli i mbështetjes për fermerët do të kthehet në program nacional
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka qëndruar sot në Deçan, ku është pritur nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, dhe kandidatët për deputetë.
Gjatë vizitës, Gjini ka zhvilluar një takim me rreth 100 fermerë, me të cilët është diskutuar për ecurinë e punëve dhe projektet që lidhen me zhvillimin e bujqësisë. Ai ka theksuar se modeli i suksesshëm i mbështetjes së ndërtuar në Deçan do të shndërrohet në program në nivel nacional.
Në vijim, Gjini është takuar edhe me të rinjtë deçanas, ku është diskutuar për idetë dhe energjinë e tyre si garanci për të ardhmen e vendit.
Ai ka falënderuar Deçanin për mikpritjen, duke e vlerësuar si një nga shtyllat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.