Skuadra e Llapit ndodhet përballë një prej sfidave më të rëndësishme të këtij sezoni, teksa në kuadër të javës së fundit të kampionatit do të përballet me Ferizajin. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet të dielën, më 31 maj, duke filluar nga ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Ferizaj.
Ky takim konsiderohet vendimtar për fatin e Llapit në këtë edicion, pasi ekipi synon të shmangë zonën e rrezikshme dhe të mbyllë sezonin me një rezultat pozitiv. Përballë një kundërshtari që tashmë ka rënë nga liga, por që mbetet gjithsesi i rrezikshëm, llapjanët janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë aspak të lehtë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, theksoi se ndeshja ndaj Ferizajt pritet të jetë më e vështirë sesa përballjet me rivalë direktë, për shkak se kundërshtari nuk ka më objektiva dhe luan pa presion. Sipas tij, skuadrat pa ngarkesë psikologjike janë më të paparashikueshme dhe më të vështira për t’u menaxhuar gjatë ndeshjes, ndërsa në duelet me rivalë direktë ekziston një balancë presioni që e bën lojën më të kontrollueshme. Megjithatë, Batatina theksoi se Llapi duhet të japë maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar.
“Po, është më e vështirë, ua thashë edhe djemve tash në brefing. Gjithmonë më e vështirë është të luash me një skuadër e cila nuk ka ambicie, që luan pa presion, pa ngarkesë, sesa me një skuadër që e ke rival direkt. Sepse rivali direkt e ka ngarkesën psikologjike sikur ti, njëjtë. Dhe është kështu më lehtë ta menaxhosh skuadrën, ekipin në ndeshje. Ndërsa, kur luan me skuadra të cilat nuk kanë… nuk kanë objektiv, Ferizaj s’ka më objektiv, vetëm ta përfundojë kampionatin, është shumë më e vështirë për të luajtur, është shumë më e vështirë për të marrë… Po, ne duhet të bëjmë maksimumin” – deklaroi Batatina.“Ecuria e skuadrës tonë nuk ka qenë ajo të cilën e kemi pritur gjatë gjithë sezonit, bazë përgatitjeve që i kemi bërë gjatë fazës përgatitore. Nuk kanë qenë ky maksimumi jonë, edhe besoj që të gjithë tifozët llapjanë nuk e kanë pritur këtë ecuri tonë, por po shpresojmë që këtë ndeshjen e fundit do ta japim maksimumin, të t’i arrijmë tri pikë dhe të jemi larg barazhit” – shtoi Ramadani.
Në njëjtën mendje, ishte edhe lojtari i skuadrës së llapit Arianit Hasani, duke theksuar se skuadra është e vetëdijshme për rëndësinë e sfidës.
Pavarësisht vështirësive gjatë sezonit, në kampin e Llapit mbizotëron optimizmi para ndeshjes së fundit. Futbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të siguruar një fitore që do të kishte peshë të madhe si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë moral.
“Normal, do të shkojmë për fitore. E kemi një kundërshtar mjaft të fortë edhe pse ka rënë nga liga, por do të shkojmë për tri pikë dhe besojmë se do t’ia arrijmë” – tha Hasani.
Megjithatë, Ramadani vlerësoi kundërshtarin, duke shtuar se pozita aktuale e Ferizajt nuk e pasqyron plotësisht cilësinë e tij. Ai paralajmëroi se ndeshja duhet marrë me seriozitet maksimal, pasi çdo nënvlerësim mund të kushtojë shtrenjtë.
Ndeshja pritet të jetë vendimtare për Llapin në përpjekjen për t’iu shmangur zonës së rrezikshme dhe për ta mbyllur sezonin me rezultat pozitiv.
KosovaPress