PSG dhe Atletico Madrid sigurojnë gjysmëfinalet, Barcelona dhe Liverpooli jashtë Ligës së Kampionëve
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PSG dhe Atletico Madrid sigurojnë gjysmëfinalet, Barcelona dhe Liverpooli jashtë Ligës së Kampionëve
New Project (86)
14/04/2026 - 23:05
Linku u kopjua

Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve ka prodhuar emocione të forta dhe verdikte të mëdha, ku PSG dhe Atletico Madrid kanë prerë biletat për në fazën gjysmëfinale.

Në "Anfield", PSG ka dhënë një mësim fuqie duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin e pastër 0-2 (0-4 rezultati i përgjithshëm), falë një dopiete spektakolare të Ousmane Dembele në pjesën e dytë. Ndonëse "Reds" tentuan gjithçka, pritjet heroike të portierit Safonov dhe anulimi i një penalltie nga sistemi VAR shuan çdo shpresë të anglezëve për përmbysje.

Ndërkohë, në "Metropolitano" u zhvillua një betejë dramatike deri në sekondat e fundit, ku Barcelona fitoi 1-2 ndaj Atletico Madridit, por ky triumf nuk i mjaftoi për të evituar eliminimin (3-2 rezultati i përgjithshëm). Katalanasit e nisën furishëm me golat e Yamal dhe Ferran Torres, por goli i Ademola Lookman dhe kartoni i kuq i Eric Garcias pas rishikimit me VAR në pjesën e dytë, ia vështirësuan misionin skuadrës së Hansi Flick. Pavarësisht presionit final, ekipi i Diego Simeones arriti të menaxhonte epërsinë e ndeshjes së parë, duke lënë jashtë Evrope gjigantët spanjollë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026