"Nuk e di a do të ishte e plotë letërsia shqipe pa letërsinë e Kadaresë". Kështu vlerësoi studiuesi i letërsisë, Emin Kabashi në ligjëratën publike "Historia shqiptare në letërsinë e Kadaresë të mbajtur në Institutin Albanologjik.
Kabashi tha se nuk njeh ndonjë shkrimtar që ta ka trajtuar historinë shqiptare në të gjitha etapat siç ka bërë Kadare.
"Nuk e di a do të ishte e plotë letërsia shqipe pa letërsinë e Kadaresë. Tjetër, në asnjë periudhë kohore të letërsisë shqipe, që nga libri i parë i Buzukut e deri në ditët tona, nuk njoh ndonjë korpus letrar që ta ketë trajtuar historinë shqiptare në të gjitha periudhat dhe skajet e saj sesa vepra madhore e Ismail Kadaresë", tha Kabashi.
Studiuesi i letërsisë tha se dy kapitujt e romanit të tij "Piramida" merren me gurët, e që sipas tij, që nga ndërtimi i piramidës së Keopsit, historia jonë është pjesë e letërsisë së Kadaresë.Duke vazhduar me korpusin e baladave shqiptare e deri te korpusi i madh i tij që merret me Perandorinë Osmane — me perandorinë më të madhe të asaj kohe, me Perandorinë Osmane", shtoi ai.
Madje ai tregoi që tek romani "Kështjella", Kadare ka një moment të çuditshëm ku sipas tij, secili armik kishte qëllim zhdukjen e popullit shqiptar.