Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar diasporën kosovare në së paku katër shtete të Evropës: Zvicër, Austri, Norvegji dhe Gjermani.
Në postimet e bëra në Facebook, ai shkruan se takimet me bashkatdhetarë i ka të shpeshta dhe i falënderon ata për mikpritjen.
Në më pak se tre muaj, Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Përfaqësues të disa partive opozitare dhe njohës të zhvillimeve politike thonë se udhëheqësit e Qeverisë janë duke i shfrytëzuar ambasadat dhe burimet e shtetit të Kosovës për fushatë elektorale.Për të parat, thotë se “njoftimi për organizimin e tyre ka qenë publik dhe ftesa ka qenë e hapur për të gjithë”.
Gjatë muajve shtator e tetor, Kurti ka takuar mërgatën edhe në Shtetet e Bashkuara, në Francë dhe në së paku katër qytete të Gjermanisë.
Afati i diasporës kosovare për regjistrim skadon më 31 dhjetor, ndërsa për votim nga jashtë për zgjedhjet e 9 shkurtit mbyllet më 26 dhjetor.
Në tubime me pjesëtarët e mërgatës kosovare në Gjemani dhe Itali, gjatë muajit nëntor, ishte edhe Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër.
“Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, shkroi Hamza në Facebook, pas, siç tha, “tubimit madhështor” në Shtutgart të Gjermanisë.
Në një postim në Facebook më 9 nëntor, sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku, tha se Qeveria po i përdor ambasadatdhe burimet e shtetit për fushatë elektorale.
“Ditëve të fundit, kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme po keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer fushatë partiake në diasporë”, tha Çitaku.
Ajo nuk i përmendi tubimet e partisë së saj në diasporë.
Tubim me mërgatën në Zvicër mbajti edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fund të shtatorit.Nitaj, po ashtu, thotë se Kurti dhe Gërvalla, përmes ambasadave të Kosovës, organizojnë tubime me pjesëtarët e mërgatës dhe bëjnë fushatë parazgjedhore.
“Nuk ka problem që kryeministri të zhvillojë fushatë, por së paku atë do të duhej ta zhvillonte nën petkun e partisë së vet politike dhe jo t’i shfrytëzojë përfaqësitë diplomatike që i ka Kosova nëpër vende të ndryshme të BE-së ose në SHBA”, thotë Nitaj për Radion Evropa e Lirë.
Zyrtarët e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar takimet e organizuara të liderëve me diasporën.
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, duke u bazuar në përvojën e tij disavjeçare si diplomat, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se roli primar i ambasadave është përfaqësimi diplomatik i Kosovës në vendet përkatëse ku janë ato.
Sipas tij, në kuadër të vizitave diplomatike të krerëve të institucioneve shtetërore në vendet nikoqire, “mund të organizohen edhe takime me bashkatdhetarët, për shkak të informimit të nevojshëm të tyre”, lidhur me çështje të caktuara.
Ai shton se ndihma që ofron shërbimi diplomatik, duhet të jetë vetëm mbi bazën e përfaqësimit diplomatik, ku nuk hyjnë organizimet e tubimeve.
Tubimet e tilla, sipas tij, mund të organizohen nga individë, shoqata apo organizata të ndryshme, të cilat kanë të drejtë të ftojnë përfaqësues institucionesh, liderë të partive etj.
“Fjalime elektorale” në tubimet me mërgimtarët
Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu” në Prishtinë, thotë se takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministres Donika Gërvalla me pjesëtarët e diasporës së Kosovës në vende të ndryshme evropiane, janë tubime parazgjedhore.“Fjalimet që i ka publikuar zëvendëskryeministrja dhe kryeministri, thjesht, janë elektorale. Po ashtu, ka pasur raste ku takimi është mbajtur nga kryeministri, lajmërimi ka dalë nga Zyra e Kryeministrit, por njëkohësisht edhe nga ana e partisë [Lëvizjes Vetëvendosje]. Krejt këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”, thekson Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se, në këtë kontekst, zyrtarët e Qeverisë janë duke i keqpërdorur resurset publike për interesa partiake.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.
Në rastin konkret, sipas KQZ-së, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, fillon zyrtarisht më 11 janar, 2025./REL/