Arrestohen tre menaxherë, pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Arrestohen tre menaxherë, pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në Prizren si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar.

Vdekjen e viktimës sipas policisë e ka konstatuar mjeku kujdestar. Derisa policia ka njoftuar se ka arrestuar tre menaxherë.

“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaqir Bytyqi e kishte konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur në ora 15:40 në rrugën "Ekrem Rexha".

“Derisa një punëtor ishte duke punuar, nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G., 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë, dhe për pasojë i njëjti vdes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i urgjencës”, kishte thënë ai.

https://kosovapress.com/humb-jeten-tragjikisht-nje-punetor-ne-prizren

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025