Islami për masakrën e Reçakut: Serbia vazhdimisht tenton t’i shtrembërojë faktet dhe provat
Intervista
Lexohet për: 3 min.
islami-2-150125
1 orë më parë
Linku u kopjua

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se Serbia në vazhdimësi tenton t’i shtrembërojë faktet dhe provat të cilat dëshmojnë për kryerjen e gjenocidit të cilin forcat dhe paramilitarët serbë e kryen në Reçak. Ai për KosovaPress thekson se jo më larg se vitin e kaluar u arrestuan dy shqiptarë të cilët ishin përpjekur që të fabrikojnë prova të rrejshme për këtë masakër.

Islami tha se masakra e Reçakut ishte thirrje dhe ndërgjegjësim për bashkësinë ndërkombëtare për krimet që po kryheshin në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Në viti 2024 janë arrestuar dy persona,  Bedri Shabani e Muharrem Qerimi, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

KosovaPress kishte mësuar se arrestimi i tyre ishte bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Një ditë pas arrestimit të tyre, Policia e Kosovës kishte kryer bastisje në pronat e dy të dyshuarve ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska dhe gazmaska ushtarake.

“Kemi rastin e angazhimit të dy agjentëve shqiptarë me një të BIA-së, të cilët përpiqen të fabrikojnë prova të rrejshme kinse masakrën e Reçakut e kanë kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe fatbardhësisht nuk u arrit qëllimi duke iu falënderuar AKI-së e cila arriti t’i demaskoj këta dy agjentë. Pra, në vend që të kërkojnë falje për krimet, ata përpiqen që t’i shtrembërojë ato prova jo vetëm , por gjatë gjithë kohës kur tashmë i kemi krerët e UÇK në Hagë përpiqen që të fabrikojnë prova të rrejshme për ta denigruar UÇK-në”, thotë ai.

Islami thotë se provat janë të pakontestueshme dhe tregojnë se Serbia vrau në Reçak 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në 26-vjetorin e kësaj masakre, në Kompleksin Memorial në Reçak bënë homazhe numër i madh i qytetarëve si dhe figura politike.

Krerët shtetërorë të Kosovës kërkuan drejtësi për viktimat e masakrës së Reçakut.

Në akademinë përkujtimore u theksua nevoja që gjykimi dhe ndëshkimi kriminelëve që vranë 45 civilë të pafajshëm në Reçak të ndodh, qoftë edhe në mungesë të tyre.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Intervista e plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/masakra-qe-bindi-boten-serbia-vazhdon-te-mohoje-gjenocidin-qe-kreu-ne-recak

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025