Berisha përmend institucionet që kanë dështuar në parandalimin e sulmit terrorist në Ibër-Lepenc
Lajme
Lexohet për: 2 min.
beke berishaa
20 orë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se Agjencia e Intelegjencës së Kosovës(AKI) ka dështuar në parandalimin e sulmit terrorist në kanalet e Ibër-Lepencit të premten, sulm ky që rrezikoi infrastrukturën kritike të Kosovës.

Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për siguri, tha se rrjeti i spiunazhit të AKI-së është dekonspiruar.

“Nëse e lëmë anash për një moment shpërthimin dhe fokusohemi te pjesa e parandalimit, përsëri arrijmë në përfundim se shërbimet e inteligjencës kanë dështuar të parandalojnë një sulm terrorist, njëjtë sikurse në Banjskë. Mesa duket rrjeti i spiunazhit të AKI-së është i dekonspiruar”, tha ai.

Në orët e mbrëmshëm të së premtes ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku si pasojë u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit që furnizon një pjesë të madhe të vendit me ujë të pijshëm dhe termocentralet.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se lidhur me këtë sulm ka të arrestuar dhe prova materiale. Sipas tij, kriminelët do të dalin para drejtësisë dhe do të përballen me fuqinë e ligjit.

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, reaguan autoritetet vendore e ambasadorët e QUINT-it. Përveçse e dënuan sulmin, ambasadorët shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për Kosovën dhe kërkuan që autorët e sulmit të dalin sa më shpejt para drejtësisë./KosovaPress/

https://kosovapress.com/rendesia-e-liqenit-te-ujmanit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024