Qeveria i hap rrugë themelimit të Muzeut të gjenocidit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë
4 javë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar konceptin për themelimin e institucionit të Muzeut të gjenocidit dhe përpjekjet për liri.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se qëllimi është dokumentimi i krimeve të Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, i njëjti synon edukimin e brezave të rinj si dhe prezantimin e të mbijetuarve në mënyrë që historitë e tyre të mos harrohen.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për inspektoratin qendror të shëndetësisë.

Përmes kësaj u tha se do të themelohet një agjenci që do të ofrojë zgjidhje të qartë dhe afatgjatë për të adresuar shqetësimet e të gjithë inspektorateve shëndetësore.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për prodhimin, kultivimin, grumbullimin, përpunimin, tregtimin, kontrollin e duhanit dhe produktet e ndërlidhura.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi emëroi Luan Sylajn drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025