PDK formon Shtabin qendror zgjedhor: Bashkë drejt fitores më 9 shkurt
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) ka formuar sot Shtabin qendror zgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin.
Shtabi zgjedhor do të udhëhiqet nga kryetari Memli Krasniqi, ndërsa në pozitën e zëvendësshefes u emërua sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku.
Nën sloganin “Kosova mundet më mirë”, Partia Demokratike e Kosovës beson thellë se përmes vizionit tonë qeverisës dhe punës konkrete për realizimin e tij, vendi mund të arrijë më shumë në çdo drejtim.
Me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, Partia Demokratike e Kosovës ofron një udhëheqës të dëshmuar, të përkushtuar dhe me program konkret për secilin qytetar.
Hamza është një personalitet i respektuar që gëzon besimin e qytetarëve, si lider që do të sjellë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.
PDK u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen rreth këtij vizioni të përbashkët dhe të japin mbështetjen e tyre për një qeverisje që reflekton nevojat dhe ambiciet e të gjithëve pa dallim.
Në këto zgjedhje, PDK nuk është thjesht një alternativë, por një zgjidhje që ofron rezultate konkrete për një të ardhme më të mirë në Kosovë.