“Truri i fëmijës” nga Daniel Siegel, është libri më i shitur gjatë vitit të kaluar, sipas Librarisë Dukagjini në Prishtinë.
Ai pasohet nga “Asnjë takim nuk është i rastësishëm” nga Hakan Menguç, “Meditimet” i Marcus Aurelius e “White Nights”(Netët e Bardha) nga Foydor Dostoevsky.
Zgjim Sherifi nga Libraria Dukagjini tregon disa faktorë që ndikojnë në shitje më të madhe të titujve.
"Ne kemi diku rreth 50.000 tituj, kurse ndër titujt më të kërkuar kane qenë “Truri i fëmijës”, “Asnjë takim nuk është i rastësishëm”, “Meditimet”, “Netët e Bardha” e shumë të tjerë kështu që kanë qenë disa libra për adoleshentë, ka një lloj-llojshmëri titujsh por këta janë disa që janë shitur e kërkuar më së shumti… 02:40 "Çka i bën unike janë pak a shumë edhe rrjetet sociale që ndikojnë në shitjen e tyre, si për shembull "White Nights"(Netët e Bardha) i cili është një libër klasik ndër më të mirët e tij dhe aty ka ndikuar TikTok-u nëse nuk gaboj që ky libër të shitet shumë më shumë, kurse tek librat e tjerë si për shembull “Truri i fëmijës” është shkaku që shumë njerëz janë bërë prindër të rinj dhe duan ta kuptojnë brendësinë e fëmijës së tyre", tha Sherifi."Interesimi për librat nga shumë grup mosha po sidomos grup mosha e të rinjve është që blejnë më së shumti dhe interesohen më së shumti. Jo vetëm në blerjen e librave por edhe interesim kanë edhe në aktivitetet e ndryshme qe i kemi si promovimet e librave, eventet...Kështu qe grup moshat e të rinjve janë më të interesuar për blerje të librave", tha ai.
Mendimin e njëjtë e ndan edhe Artin Ahmeti, menaxher i librarisë Artini. Libraria e tij ka mbi 15 mijë tituj më së shumti me përmbajtje historike e psikologjike.
Pos librit historik vendet e tjera i zënë librat psikologjik e romanet. Colleen Hoover është një ndër autoret më të kërkuara në librarinë e Ahmetit. Ai ka përmend edhe një përkthim të ri të autorit Stefan Zëeig.
Ahmeti tregon se në shitje të librave ndikon edhe digjitalizimi. “Pasi që të shikojnë filmin e ekranizuar, lexuesit dëshirojnë të lexojnë edhe versionin e botuar”.
Njëjtë sikur Sherifi edhe Ahmeti tregon për përdorimin e teknologjisë në botën e librit. Ajo që kanë menduar të jetë “armik” i tyre, u ka rezultuar më mirë se sa e kanë pritur.
https://kosovapress.com/cilet-nga-librat-dhe-autoret-u-lexuan-me-se-shumti-gjate-2023